Allahu ka pergatitur falje dhe shpërblim të madh për këta njerëz!

Mos i humb

Allahu Lartmadhëruar thotë: “Me të vërtetë që për muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit ndaj Allahut dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtët (të sinqertët) dhe të drejtat (të sinqertat), duruesit dhe durueset, të përulurit dhe të përulurat, mirëbërësit dhe mirëbërëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, ata që e përmendin shumë Allahu dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” El-Ahzab, 35

Medito në këtë ajet madhështor dhe shiko ku përmendet fjala “kethiran/shumë”.

Do shohësh se kjo fjalë përmendet për përkujtuesit dhe përkujtueset e Allahut.

Allahu Lartësuar nuk tha: ‘ata që japin shumë sadaka’ e as ‘ata që agjërojnë shumë’.

Por Ai i Lartësuari tha: “ata që e përmendin shumë Allahu.”

Allahu Lartësuar profetit të tij, Zekerijës alejhis-selam, i tha: “Shenjë për ty është se tri ditë nuk do t’u flasësh njerëzve, veçse me gjeste. Por, Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”. Al-Imran, 41

Musai alejhis-selam ia dinte vlerën këtij thesari të çmuar, përmendjes së Allahut, dhe tha: “që të përmendim shumë Ty.” Taha, 33

Muxhahidi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Njeriu nuk konsiderohet prej atyre që e përmendin shumë Allahun derisa ta përmend Allahun në këmbë, ulur dhe shtrirë.

Allahu Lartësuar na ka urdhëruar me këtë gjë duke thënë: “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!” El-Ahzab, 41-42

Përmendja e Allahut është adhurim që:

-s’ka nevojë për abdes,

-s’ka nevojë për drejtimin kah kibla,

-s’ka nevojë për pasuri,

-s’ka nevojë për përpjekje të madhe,

-s’ka nevojë për kohë të përcaktuar,

Porse ka nevojë për sukses nga Allahu Lartmadhëruar.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit