“Alo, policia!”, makina e të dyshuarve përplaset me mjetin e efektivëve, kapen pas arratisë dy të rinjtë.

Mos i humb

Mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00, në sallën operative të policisë Tiranë ka ardhur një telefonatë për një automjet në të cilin dyshohej se ndodheshin persona që kryenin vjedhje dhe lëviznin me armë zjarri me vete.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe gjatë ndjekjes, në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur me mjetin e shërbimeve të Policisë Kriminale, pa shkaktuar dëmtime të punonjësve që ndodheshin në mjet.

Më pas, personat që ishin në mjet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, duke përfituar edhe nga errësira.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe si rezultat kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim;

– M. A., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit”.

Gjatë kontrollit të mjetit dhe kontrollit fizik të tyre nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit