
Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun bëri të ditur se nuk kanë parë mbështetjen e pritur nga NATO-ja viteve të fundit.
Në një postim të bërë në gjuhën angleze në llogarinë e tij në Twitter, Altun tha se Turqia përballë angazhimeve dhe kontributeve në NATO pret të formohet një strategji e përbashkët që në të vërtetë mbështetë shqetësimet për siguri.
“NATO po përgatitet për një samit të rëndësishëm, i cili duhet të marrë vendime të vështira në ditët e sotme pasi mjedisi i sigurisë ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më i pasigurt. Ndërsa kërcënimet ndaj sigurisë sonë janë rritur në vitet e fundit, Turqia është e gatshme të ndihmojë për të udhëhequr një dialog strategjik. NATO-ja duhet të kuptojë, pranojë dhe adresojë shqetësimet e sigurisë së vendeve anëtare dhe të sigurojë zgjidhje në përputhje me rrethanat, si në mënyrë taktike, ashtu edhe operative. Siguria e përbashkët e aleancës mund të arrihet vetëm duke eliminuar shqetësimet e shteteve anëtare”, bëri të ditur Altun.
Ai në mesazhin e tij në mes tjerash tha: “Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancën ka qenë e përfshirë në disa misione të NATO-s. Ne do të vazhdojmë të japim kontribute, por gjithashtu presim mbështetje për shqetësimet tona. NATO mund të zgjidhë kërcënimet ndaj aleancës dhe vendeve anëtare të saj vetëm duke sqaruar natyrën e këtyre kërcënimeve. Siguria kolektive është gurthemeli më i rëndësishëm i stabilitetit në kohë paqe dhe i sigurisë në kohën e luftës. Mospranimi i duhur i perceptimeve legjitime dhe të sigurisë së shteteve anëtare do të dobësojnë aleancën dhe do ta bëjnë NATO-n më pak të besueshëm”.


