Amazon do të furnizohet 100 për qind me energji nga era

Mos i humb

Gjiganti i shitjes online, Amazon, do të furnizohet me energji të pastër përmes tre projekteve energjetike nga era, të cilat janë pjesë e qëllimit afatgjatë që të furnizojë me 100 për qind energji të rinovueshme të gjithë infrastrukturën globale të shërbimeve të internetit.

Në vitin 2018, mbi 50 për qind të ueb-shërbimeve të Amazonit u bënë përmes energjisë së rinovueshme e cila u përdor nga infrastruktura e saj globale.

Fermat e erës, të planifikuara për ndërtim në Irlandë, Suedi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pritet të prodhojnë mbi 670 gigawatt-orë (GWh) të energjisë elektrike.

Amazon është zotuar të furnizohet me energji nga një projekt i ri i erës në Irlandë, qa ka një kapacitet me 91.2 megavat, nga ferma e re e erës në Backhammar të Suedisë, si dhe nga ferma në Tehachapi në Kaliforni, që pritet të sjellë deri në 47 MW.

Me shtimin e tre fermave të reja të erës thotë Amazon, projektet e energjisë së rinovueshme të kompanisë pritet të gjenerojnë më shumë se 2.700 GWh energji të rinovueshme çdo vit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit