Ambasada e SHBA-së në Ankara duke hedhur hap prapa njoftoi se do të respektojë nenin 41 të Konventës së Vjenës

Mos i humb

Ambasada e SHBA-së dhe ambasadat e disa shteteve tjera në Ankara, duke hedhur hap prapa, njoftuan se do të respektojë nenin 41 të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, që parasheh që ambasadorët të respektojnë ligjet dhe rregulloret e vendeve ku ndodhen, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë respektimin e nenit 41 të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, me rastin e ngritjes së disa pyetjeve lidhur me deklaratën e 18 tetorit”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Ankara nëpërmjet Twitter-it.

Edhe ambasadat e Kanadasë, Finlandës, Danimarkës, Holandës, Suedisë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re në Ankara e shpërndanë gjithashtu postimin e SHBA-së nga Twitter-i.

Këto ambasada kishin ndarë një deklaratë në rrjetet sociale duke kërkuar lirimin e Osman Kavala-s, duke pretenduar se rasti ka hedhur hije mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë kishte thirrur ambasadorët e këtyre vendeve, duke i akuzuar ata për ndërhyrje në gjyqësorin turk.

Kavala u arrestua fillimisht për akuza penale në lidhje me protestat Gezi të vitit 2013, kur një numër i vogël demonstratash në Stamboll që më vonë u shndërruan në protesta mbarëkombëtare.

Ai më vonë u dërgua në paraburgim nga një gjykatë e Stambollit në kuadër të hetimit për grushtin e dështuar të shtetit të vitit 2016 në Turqi, ndërsa prokurorët e akuzuan atë për spiunazh.

Neni 41 i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike kërkon që diplomati të respektojë ligjet dhe rregulloret e vendit ku ai qëndron.

Sipas nenit, diplomatët duhet të mos përzihen në punët e brendshme të shtetit pritës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit