Ambasada e SHBA uron 28 hetuesit e rinj të BKH: Krenare që i mbështesim ndërsa trajnohen dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi

Mos i humb

Ambasada amerikane ka uruar 28 hetuesit e sapoemëruar të Byrosë Kombëtare të Hetimit duke garantuar mbështetjen për ta.

Në një mesazh në “Facebook” ambasada shprehet se SHBA janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi.

“🇦🇱 | Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi.

Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, deklaron ambasada amerikane.

Us
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit