Ambasada ruse kërkon takim me Johnsonin për rastin Skripal

Mos i humb

Ambasada e Rusisë në Londër, bën të ditur se ka kërkuar një takim me sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson, lidhur me rastin e helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal.

Në një kumtesë të publikuar sot, ambasada ruse në Londër tha se është e pakënaqur nga puna me Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe. Theksohet se “është koha e fundit për një takim mes Johnsonit dhe ambasadorit Aleksandar Jakovenko, ku do të diskutohej hetimi, por edhe çështje të tjera”.

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe tha se “do të përgjigjet në një kohë të përshtatshme”.

Pas rastit të helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal në Britani, Londra zyrtare shpalli si “persona të padëshirueshëm” dhe dëboi 23 diplomatë rusë. Menjëherë pas kësaj edhe Rusia dëboi 23 diplomatë britanikë nga ky shtet.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, i cili u helmua në një sulm të agjentëve nervor në Salisbury të Anglisë më 4 mars nga e premtja nuk është më në gjendje kritike, dhe po i përgjigjet mirë trajtimit mjekësor./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit