Ambasadorët e QUINT-it te Haradinaj, vjen lajmi i mirë për vizat

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Quint-it dhe shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Siç njoftojnë nga kryeministria, ambasadorët janë pajtuar se vendi është duke ecur në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave dhe se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimi efektiv i migrimit duhet të jenë prioritare.

“Përkrahja e shteteve mike nuk ka munguar asnjëherë dhe së bashku po punojmë në realizimin e synimeve tona për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit drejt të ardhmes sonë euro-atlantike”, ka deklaruar Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit