Ambasadori i SHBA-së në Beograd flet për marrëveshje

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara janë të hapura për çdo zgjidhje që do të arrihet për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë ambasadori i SHBA në Serbi, Kyle Scott, por ka shtuar se kjo nuk do të thotë se do ta përkrahin çdo zgjidhje.

“Do të shqyrtojmë çdo zgjidhje, por kjo nuk do të thotë se do të përkrahim gjithçka, sepse nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë”, i ka thënë Scott gazetarëve në Beograd.

Ai ka shtuar se zgjidhja e arritur në mes të palëve të cilat janë të interesuara në mënyrë të drejtpërdrejtë është zgjidhja më e mirë, dhe se nëse kjo arrihet në mes të Prishtinë dhe Beogradit, vetëm si e tillë do të jetë e qëndrueshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit