Ambasadori rus në Beograd: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës, destabilizon rajonin

Mos i humb

Ambasadori rus në Beograd, Aleksander Chepurin ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës çon në destabilizim të rajonit.

Përmes një postimit në rrjetin social Twitter, Chepurin ka thënë se tani Serbisë nuk i ka mbetur asgjë përpos se të mbrojë veten.

“Në vend se të shfuqizojë taksën, Prishtina tani synon të formojë Ushtrinë e Kosovës. Kjo është në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Ky është veprim i nxituar që çon në destabilizim të rajonit dhe minon procesin e negociatave”, ka deklaruar Chepurin.

Dje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se do të flas me zyrtarë të Rusisë dhe Kinës pasi vendimet e fundit të institucioneve kosovare janë lajme të këqija për Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn deklaroi se taksa 100 për qind ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh Kosovën si shtet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit