Ambasadori zviceran shpallet “Qytetar nderi” i Beratit

Mos i humb

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Beratit”.

Me votat unanime të këshillit bashkiak Berat, Graf është vlerësuar me motivacionin: “Për kontributin e çmuar dhe rolin aktiv në mbështetjen e projekteve të zhvillimit për qytetin e Beratit, duke forcuar lidhjet e miqësisë nëpërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë”.

Ambasadori Graf deklaroi edhe nisjen e 2 projekteve të tjera të rëndësishme që do financohen nga qeveria zviceriane në Berat.

Projekti i parë eshtë ai i menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane që do t’ju shërbejë rreth 230 mijë banorëve të rajonit ndersa projekti i dytë ka të bëjë me rehabilitimin e rrjetit të Ujësjellës-Kanalizimeve që do të përmirësojë shpërndarjen e ujit 24-orë pa ndërprerje në qytetet e Beratit dhe Kuçovës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit