Ambasadorja e Francës: Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Se Kosova duhet të bëjë përparim në fushën e sundimit të ligjit për të marrë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave e thotë edhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Në një intervistë Express, pas emërimit si ambasadore në Prishtinë, Butel ka folur edhe për çështjen e rifillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, krijimin e qeverisë së re dhe gjithashtu për përplasjet që po ndodhin herë pas here mes Prishtinës dhe Beogradit.

Marie-Christine Butel: Franca është vend partner i kamotshëm i Kosovës. Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe shumë partnerë evropianë, ajo ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e saj dhe që prej asaj kohe e ka mbështetur vazhdimisht. Çështja e liberalizimit të vizave për qëndrim të shkurtër në zonën Shengen bazohet në kritere teknike. Kjo nënkupton përmbushjen e një numri të kushteve, veçanërisht në lidhje me forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër aktiviteteve të krimit të organizuar.

Franca vlerëson, krahas shteteve të tjera anëtare, se disa nga këto kushte nuk janë përmbushur plotësisht nga Kosova; mbetet veçanërisht e vëmendshme ndaj zhvillimeve sa i përket shtetit të së drejtës dhe luftës kundër aktiviteteve të krimit të organizuar. Përparime të rëndësishme janë bërë në këtë fushë. Sidoqoftë, zbatimi i vazhdueshëm i reformave nga autoritetet kosovare është thelbësore në mënyrë që ligjet e miratuara për forcimin e sundimit të ligjit dhe drejtësisë, në veçanti, të mund të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme.

Siç e keni theksuar, Parlamenti Evropian dhe Komisioni evropian kanë dhënë një mendim të favorshëm për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo temë mbetet në shqyrtim nga Këshilli i Bashkimit Evropian, i cili do ta trajtojë atë kur të përmbushen kushtet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit