Ambasadorja e SHBA: Sundimi më i fortë i ligjit dhe gjykatat e pastra tërheqin investimet e huaja në Shqipëri

Mos i humb

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi se ka potenciale reale për investim të SHBA-ve në vendin tonë.

Përmes një postimi në “Twitter’, Kim theksoi se sundimi më i fortë i ligjit, tërheq investimet, ndërsa shtoi se Gjykatat e pastra, i hapin rrugë investimeve të huaja.

“Potenciali për investime të mëdha nga SHBA në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike.

Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë.

Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura. Lexo👇”, shkruan Yuri Kim, ndërsa ka publikuar një artikull të Monitor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit