Ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç viziton Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Mos i humb

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, sot ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku është pritur nga Rektori Ramë Vataj dhe stafi menaxhues.

Rektori Vataj e njoftoi ambasadoren turke me të arriturat dhe zhvillimet në Universitetin e Prizrenit.

Ai theksoi se ekziston bashkëpunim mjaftë përmbajtjesor mes Universitetit të Prizrenit dhe universiteteve turke, ku me 30 prej tyre kemi bashkëpunim.

Ndër frytet e bashkëpunimit, ai potencoi se janë konferencat e shumta shkencore që i kemi organizuar së bashku. Rektori Vataj u shpreh falënderues për mbështetjen e shtetit turk për universitetin, por edhe për shtetin e Kosovës në përgjithësi, duke vënë në spikamë rolin e ambasadës turke në këtë kuadër.

Ambasadorja Turke znj. Kivilcim Kiliç, e falënderoi rektorin Vataj për pritjen miqësore dhe u shpreh e fascinuar dhe sukseset e arritura në UPZ sidomos gjatë mandatit të tij menaxhues.

Kiliç theksoi se kur i takon, krenohet me nivelin e studentëve të UPZ-së, që pa dyshim se është meritë e gjithë stafit por edhe një menaxhmenti cilësor.

Në veçanti ambasadorja turke e falënderoi rektorin Vataj për mbështetjen e degëve në gjuhën turke. Ajo ofroi mbështetjen e plotë të ambasadës kurdo që kërkohet në çdo aspekt.

Me këtë rast, rektori Vataj ia dorëzoi ambasadores turke mirënjohjen për kontributin e shtetit turkë në zhvillimin e deritashëm të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, për të cilën gjë ambasadorja turke u nda shumë e kënaqur./Kosova Post/

Fotografia e Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit