Ambasadorja Kiliç: Është kënaqësi të investojmë për arsimin dhe fëmijët e Kosovës

Mos i humb

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilim Kiliç, kujton se shteti turk ka bërë investime në arsim dhe shëndetësi, fusha këto që janë të rëndësishme për një jetë të dinjitetshëm të qytetarëve, ndërsa ka premtuar që Qeveria e Turqisë do të vazhdojë investime në këto fusha dhe të tjera edhe në të ardhmen.

Siç thotë ambasadorja Kiliç, investimet në arsim dhe shëndetësi janë e ardhmja e fëmijëve dhe e shtetit të Kosovës.

“Edhe në vitin 2016 ishim së bashku në renovim por kësaj herë është më gjithëpërfshirës.Projektet janë ndër më të rëndësishme në Arsim dhe shëndetësi. Kemi qytetet të ndryshme në Kosovë që kemi investuar për arsimin në Kosovë, siç janë Komuna e Gjakovës, Mamushë, Drenas, Podujeva. Por shtrohet pytja se përse po e bëjmë ne këtë sepse, gjithqka është për fëmijët për të rinjët sepse ata janë të cilët do të ndërtojnë të ardhmen e vendit”, tha ambasadorja Kiliç duke bërë të qartë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me tejë.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti falënderon shtetin e Turqisë për investimet e bërë na Kosovë, sikur ky i fundit në shkollën “Elena Gjika”, derisa shprehet të jetë i nderuar së në asnjë rast kërkesat e tij për të ndihmuar në investime nuk janë kthyer mbrapsht nga TIKA ( Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim).

“Nuk është vetëm arsimi fusha e vetëm që kemi përuruar, kemi projektin e madh në vitin e ardhshëm ku do të ndërtojmë qendrën për autizëm dhe për fëmijët me sindromën down në Kosovë.Investimet i kemi bërë së bashku me shtetin turk.Kjo është shenjë miqësie që kemi ndërtuar me shtetin e Turqisë.Deri me tani nuk kam marrë asnjëherë përgjigje negative nga TIKA sa herë që kam kërkuar”, u shpreh Ahmeti duke shtuar që së shpejti do të rinovohen edhe oborri dhe fusha e sportit të shkollës “Elena Gjika”.

Falënderime të pakufishme në drejtim të TIKË-s adresoi edhe Drejtori i shkollës” Elena Gjika” i cili tha se ka nderin që të bashkëpunoj me një organizatë serioze siç është TIKA e cila vazhdimisht mbështet financiarisht projektet e shumta në Prishtinë e kudo në Kosovë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit