Anija e mbytur në Greqi/ Deri më tani 78 viktima

Mos i humb

Prej më shumë se 72 orësh vijojnë kërkimet në ujërat ndërkombëtare, 47 milje detare në jugperëndim të Pylosit grek, për të identifikuar çdo person të zhdukur pas fundosjes së anijes së peshkimit emigrant nga Tobruku, në Libi.

Mediat greke shkruajnë se përmbysja e anijes ka shkaktuar vdekjen e 78 personave, trupat e të cilëve u gjetën, ndërsa 104 u shpëtuan, ndërkaq thuhet se në bord ndodheshin rreth 750 persona. Në kërkim marrin pjesë një fregatë e Marinës, tre anije bregdetare dhe një helikopter i rojes bregdetare.

Ndërkohë, një nga nëntë personat e arrestuar ditën e djeshme në kuadër të hetimeve për mbytjen e anijes pranë Pylos, ka rrëfyer përfshirjen e tij në kontrabandën e emigrantëve.

Këtë e raporton Kathimerini, sipas të cilës burri ka pranuar se ka marrë para për të kryer punë në bordin e anijes ‘Adriana’ gjatë udhëtimit, por ka mohuar të jetë një “anëtar kyç” i kontrabandës së emigrantëve.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje janë vënë në pranga tetë egjiptianët, të cilët mohuan akuzat se kanë krijuar organizatë kriminale, kanë shkaktuar një anijembytje dhe kanë vënë në rrezik jetën e personave në bord.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit