Anija e së ardhmes do të jetë prej druri

Mos i humb

Në një kantier, në bregdetin Paqësor të Kosta Rikës, një ekip i vogël po ndërton atë që ata mendojnë se do të jetë anija më e madhe e mallrave në botë që lundron në oqean, raportonBBC.

E ndërtuar  kryesisht nga druri, Ceiba është e ndërthurur nga teknologji shumë e vjetër dhe e re: velat qëndrojnë krahas paneleve diellorë, ka një motor elektrik dhe bateri të dizajnuar në mënyrë unike.

Sapo të nisë lundrimin, ajo do të jetë në gjendje të kalojë oqeanet plotësisht pa përdorimin e lëndëve djegëse fosile.

“Gjëja që e veçon Ceiba është fakti se ajo do të ketë një nga motorët elektrikë detarë më të mëdhenj të këtij lloji në botë,” ka deklaruar Danielle Doggett, themeluesja e Sailcargo.

Sistemi gjithashtu ka mjetet përkatëse për të thithur energji nga helikat nën ujë si dhe energjinë diellore, kështu që energjia elektrike do të jetë në dispozicion për motorin kur të jetë e nevojshme.

Ndërtimi i anijes ka filluar që prej dy vitesh. Ceiba do të ketë pamjen e një anijeje klasike të viteve 1906.

Në vitin 2018, OKB, Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ranë dakord për të përgjysmuar emetimet deri në vitin 2050.

Por, përkundër qëllimit  dhe disa fitimeve të efikasitetit gjatë dekadave të fundit, sektori vazhdon të jetë i ngadaltë në zbatimin e masave konkrete, afatshkurtra për të ulur emetimet. Një studim zbuloi se emetimet u rritën me 10% midis vitit 2012 dhe 2018 dhe parashikuan që ato  mund të rriteshin deri në 50% më tej deri në vitin 2050.

Ceiba është një anije e vogël mallrash në fakt. Ajo do të mbajë rreth nëntë kontejnerë standardë transporti. Anijet më të mëdha konvencionale sot mbajnë më shumë se 20,000 kontejnerë .

Dhe ndërsa Ceiba është shumë më e vogël në krahasim me shumicën e anijeve që kanë kontenjerë, ajo është rreth 10 herë më e madhe se anijet me vela.

Ceiba mund të ndihmojë në kapërcimin e hendekut midis  anijeve më të vogla dhe anijeve edhe më të mëdha. Sailargo tashmë po planifikon të ndërtojë një anije të dytë të ngjashme.

“Për pesë vite, ne shpresojmë që do të ndërtojmë një anije shumë më të madhe konkurruese, komerciale, ka deklaruar Doggett.

Kantieri detar është i pazakontë. Ai ka një program të mbjelljes së pemëve dhe një kopsht perimesh.

Vetë kuzhina, e cila siguron të gjitha vaktet për rreth 30 punëtorë, drejtohet nga dy shoqata lokale të grave, të cilat  e menaxhojnë çdo gjë vet.

Sailcargo gjithashtu ka punuar shumë për të siguruar gjelbërimin në kantierin detar. Përveç projekteve të saj ushqimore, AstilleroVerde gjithashtu ka një qendër arsimore, e cila u ka ofruar vendasve kurse për ndërtimin e anijeve dhe farkëtarisë. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit