Ankaraja rezulton më efektive se Washingtoni me lobimin në Shqipëri

Mos i humb

Turqia duket se ka më tepër ndikim politik se Washingtoni në Shqipëri sot. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënonte lëvizjen e ambasadës së SHBA në Jerusalem është parë si një humbje e konsiderueshme e administratës Trump.

Europa e ndarë

Megjithatë, vota vazhdon të përçajë si Bashkimin Evropian edhe fqinjët e tij. Katërshja e Vishegradit (Sllovakia, Republika Çeke, Polonia, Hungaria) Rumania, Letonia dhe Kroacia abstenuan në vend që të votonin kundër Washingtonit. Sipas medias izraelite, Rumania, Sllovakia dhe Republika Çeke po marrin në konsideratë të ndjekin shembullin amerikan e të shpërngulin ambasadat e tyre në Jerusalem.

Çështja nuk është përcaktuese vetëm brenda BE por edhe rrotull tij. Turqia bashkësponsorizoi me Jemenin draft-rezolutën që u bën thirrje vendeve të mos ngrenë misione diplomatike në Jerusalem. Por Ankaraja bëri më tepër se thjesht sponsorizimi i rezolutës. Ka fakte për lobim intensiv në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Shqipëri.

Presioni në Ballkan

Një nga “shkopinjtë” më të mëdhenj që Washingtoni tundi në ajër para votës ishte financimi amerikan për OKB-në dhe kërcënimi për të tërhequr ndihmën për zhvillim nga shtetet që do të dënonin Washingtonin. Ndër objektivat e natyrshëm për një votë të tillë do të ishin shtetet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Shqipëria.

Shqipëria e pa veten nën presionin e Ankarasë, Brukselit dhe Washingtonit. Është domethënëse që vendi që konsiderohet si kampion i Antlanticizmit në rajon – edhe për shkak të Kosovës – nuk ishte as mes atyre nëntë që votuan kundër rezolutës dhe as midis 35 që abstenuan.

Sipas medias shqiptare, kjo ndodhi për shkak të lobimit turk.

Lobimi i Ankarasë më efektiv se i Washingtonit

Portali shqiptar Hashtag.al i referohet një “burimi të besueshëm diplomatik” që pretendon se Ankaraja hyri në lojë për të mundësuar votën pro rezolutës duke iu ofruar një hua private 500 milionë dollarë qarqeve të biznesit të lidhur me qeverinë. Sipas Syri.net, ditën e votimit, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ishte në Turqi si i ftuar nderi i një konsorciumi turk (Kalyon Group) për të negociuar një projekt investimi me vlerë 1.4 miliardë dollarë.

Duket se ndikimi diplomatik i Ankarasë në Tiranë ka qenë më domethënës se i Washingtonit në këtë rast. Pyetja tani është nëse Shqipëria do të presë ndëshkim nga Washingtoni, kur vetëm USAID ka shpenzuar qindra miliona dollarë që më 1992, teksa Washingtoni ofron edhe ndihmën ushtarake dhe përkrahjen diplomatike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Zgjedhja e qeverisë shqiptare ka sjellë tashmë reagimin e opozitës dhe të Presidentit Ilir Meta. Zyra e tij nxori një deklaratë që thoshte se qeveria veproi pa u konsultuar më parë me presidentin duke rrezikuar në mënyrë “krejtësisht të panevojshme” marrëdhëniet me “partnerin më strategjik” të Shqipërisë. President Meta i shkroi Presidentit Donald Trump, duke i shprehur keqardhjen për votën e qeverisë shqiptare.

Ndoshta kuadri më i gjerë tregon që “komuniteti” Euro-Atlantik po përçahet, periferia evropiane po bëhet shesh loje për influencën diplomatike. Që Shqipëria është e hapur për këtë çështje, mund të jetë tregues i një krize më të gjerë.Ekspert i Ballkanit Perëndimor

Ndoshta kuadri më i gjerë tregon që “komuniteti” Euro-Atlantik po përçahet, periferia evropiane po bëhet shesh loje për influencën diplomatike. Që Shqipëria është e hapur për këtë çështje, mund të jetë tregues i një krize më të gjerë./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit