Masat e policisë së Tiranës janë fokusuar në monitorimin dhe kontrollet e përbashkëta policore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe evidentimin e shkeljeve administrative, vazhdon edhe kontrolli i territorit për mjetet e braktisura që kanë zënë hapësirat publike brenda komplekseve të banimit dhe rrugë të tjera.
Gjithashtu janë evidentuar dhe njoftuar 128 mjete që nisur nga rrethanat dhe gjendja e tyre ekziston arsyetimi i bazuar që mund të jenë të braktisura si dhe janë spostuar me mjet ngritës 25 mjete të kësaj kategorie që ndonëse janë njoftuar nga policia nuk i kanë larguar mjetet nga hapësira publike brenda afatit të caktuar.
Këto masa të policisë do të vijojnë dhe në ditët e ardhshme dhe do të fokusohen në zgjidhjen e shqetësimeve që janë adresuar nga qytetaret nëpërmjet ankesave dhe denoncimeve në numrin e emergjencave 112, Komisariatin Dixhital, etj; duke shfrytëzuar të gjitha pajisjet teknike e logjistike për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit rrugore , kryesisht ata që janë burim i shtuar aksidenti, si drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, shpejtësi tej normave të lejuara, parakalime dhe mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat e banuara, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mos përdorim i rripit te sigurimit e i kaskave mbrojtëse etj.
Top Channel