Apeli i Kosnett: Shfrytëzoni angazhimin amerikan

Mos i humb

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett deklaroi se mandati i Gjykatës së Posaçme për krime lufte me seli në Hagë nuk ka skaduar dhe se çdo shpjegim tjetër është i pasaktë.Ai i bëri këto komente gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarë, duke vlerësuar pohimet se mandati i gjykatës ka skaduar tashmë.

Në muajin gusht, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka kërkuar nga parlamenti i Kosovës zgjatjen e mandatit te mandatin e Gjykatës. Sipas amandamentit të Kushtetutës së Kosovës, mbi bazën e të cilit është themeluar Gjykata e Posaçme, në gusht të vitit 2015, “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do zgjasë në periudhën prej 5 vjetësh, përveç nëse lajmërimi për përfundimin e mandatit bëhet më herët”.

Por, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i BE-se do të njoftojë për një gjë të tillë institucionet e Kosovës. Kosnett tha se është me rëndësi që të respektohet puna e gjykatës dhe se nuk pret të ketë probleme pas arrestimeve të ditëve të fundit.

“Në thelb, mendoj se është me rëndësi që gjykata, që është institucion i Kosovës, duhet të lejohet të punojë dhe është me rëndësi që njerëzit nga spektri i gjerë, që qytetarët e thjeshtë, të jenë në gjendje të thonë mendimet e tyre dhe shqetësimet e tyre që shumë njerëz i kanë, por nuk do ta karakterizoja si telashe”.

Kosnett shtoi se beson që dakordimi i katër shtatorit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u arrit në Shtëpinë e Bardhë do të zbatohet dhe nënvizoi se nëse qeveritë e të dyja vendeve do të jenë serioze në lidhje me këtë angazhim, do të shihet përparim i konsiderueshëm për periudhën një vjeçare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit