Apeli i Posaçëm cakton datën, më 5 qershor mbahet seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit

Mos i humb

Apeli i Posaçëm ka caktuar datën e nisjes së procesit për inceneratorin e Elbasanit.

Seanca e parë do të mbahet më 5 qershor.

Trupi gjykues përbëhet nga Ilirijana Olldashi, Saida Dollani dhe kryesuese Ingerta Hysi. Tetorin e kaluar ish-ministri Lefter Koka u dënua me 5.8 vite burg, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako u shpall i pafajshëm.

Me 6 vite e 8 muaj burg u dënuan edhe administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe 4.8 vite Stela Gugallja.

Ndërsa anëtarët e komisionit të vleresimit të ofertave Pëllumb Abeshi e Jonida Zeqo me nga 4.8 vite burg.

Vendimi është ankimuar nga të dënuarit që kërkojnë pafajësi, por edhe nga SPAK.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit