Apeli konfirmon dënimin me 2 vite burg për ish-kryeministrin Gruevski

Mos i humb

Gjykata Apelit ka konfirmuar masën e dënimit për ish kryeministrit Nikolla Gruevski në rastin “Tanku”. Nga ana tjetër, Gjykata e shkallës së dytë ka ulur për 2 vjet dënimin për Gjoko Popovskin i dënuar po për të njëjtën vepër.

Gjykata e Apelit në Shkup si të pabazë e refuzoi ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për çështjen “Tanku” dhe në tërësi e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënim me burgim prej dy viteve.

Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmësministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër viteve e gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër vendimin e shkallës së parë e vërtetoi, shkruan alsat-m.

Gjykata Penale në Shkup më 23 maj të këtij viti për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro e dënoi të akuzuarin e parë Gjoko Popovksi me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës në dy vjet burg.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Popovski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit