Rritja e aplikimeve për azil, Basha: Masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin në lidhje me rritjen e kërkesave të shqiptarve për azil.

Kreu i Partisë Demokratike në një postim në Twitter thotë se ka rritje të aplikimeve për azil në vendet e BE-së, shenjë që sipas tij tregon se masakra e 25 Prillit nuk zgjidhi gjë për shqiptarët.

Më tej ai shton se fundi i kësaj katastrofe kërkon përballje frontale me korrupsionin dhe kjo mund të kryhet duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit