Aplikuan për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, 59 aplikantë në Fier kundër skualifikimit: Nuk na është dhënë asnjë arsye

Mos i humb

Nga 16 shtatori në 16 tetor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka shpallur 500 vende vakante për t’u inkuadruar në radhët e Policisë së Shtetit.

Pas kësaj thirrje nga Fieri më shumë se 59 aplikantë janë skualifikuar, sipas tyre padrejtësisht.

Ata shprehen se vetëm në Fier po ndodh që drejtoria e Policisë ka skualifikuar nga ky konkurs të rinjtë me një shkresë zyrtare dhe pa asnjë arsye, pasi skualifikimet bëhen nëpërmjet provimit, pasi dokumentacionin e kanë depozituar në rregull dhe dosjet janë pranuar.

Madje aplikantët thonë se ankesën e kanë dërguar pranë ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe kanë telefonuar edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Të rinjtë janë shprehur se në shkresën zyrtare të firmosur nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier është komunikuar skualifikimi, por jo argumenti se perse është marrë ky vendim.

Të rinjtë kanë komunikuar me policinë Fier por nuk iu është dhënë një përgjigje dhe nga ana e kësaj të fundit pritet një reagim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit