Apostolova: Duhet të ecet përpara me reformat drejt BE-së

Mos i humb

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, në mbledhjen e pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, ka kërkuar nga partitë politike që të punojnë për të arritur konsensus për çështjet e mëdha si dhe ka deklaruar se është e mundur që të ecet përpara drejt reformave në BE.

“Partitë politike duhet të punojnë për konsensus për çështje kyçe dhe kryesore të Kosovës. Përdorimi i procedurave parlamentare duhet bërë, e jo konkurrenca. Në Kosovë duhet parë interesi i përbashkët i qytetarëve dhe partive. Është e mundur që të ecet përpara drejt reforamve në BE me marrëveshje.”.

Ndër të tjera ajo tha se i tërë procesi është tek shtetet anëtare të BE-së si dhe Parlamenti i Kosovës duhet të tregojë gatishmëri në përmbushjen e detyrave të tyre.

“Vendimi për këtë proces tani është tek shtetet anëtare të BE-së. Në këtë kohë Parlamenti i Kosovës duhet të tregoj gatishmëri në përmbushjen e detyrave në fushën e sundimit të ligjit dhe krimit të organizuar”, tha Apostolova duke mos përjashtuar edhe nevojën për të përmbushur në tërësi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit si dhe Agjendës se Reformave Europiane. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit