Apple A17 Bionic do të sjellë kërkesë të lartë për iPhone 15 Pro

Mos i humb

Raportet nga Tajvani zbuluan se Apple pret 35% përmirësim në efikasitetin e energjisë nga çipi A17 Bionic, i ndërtuar nga TSMC në procesin e teknologjisë 3 nm FinFet.

Informatorët zbuluan se kjo do të jetë një veçori kryesore që do të nxisë “kërkesën për zëvendësim” midis përdoruesve të iPhone, së bashku me kamerën e re dhe portën e karikimit USB-C.

Sipas DigiTimes, Apple thuhet se ka blerë të gjithë serinë e parë të prodhimit të çipave 3 nm të TSMC, duke e bërë atë të vetmen kompani telefonike me një gjysmëpërçues të tillë në vitin 2023, raporton GSM Arena.

Qualcomm dhe Mediatek nuk do të zhvillojnë zgjidhjet e tyre për momentin, me Mediatek duke cituar ” kosto të larta prodhimi”, ndërkohë që kompania amerikane po frenohet dhe po vlerëson situatën.

Apple pritet të përdorë çipin A17 Bionic për iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max. Këta telefona vijnë gjithashtu me një dizajn të rifreskuar, një kamerë periskopi dhe butona të volumit dhe të energjisë në gjendje solide.

iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus ka të ngjarë që ta marrin çipin A16 Bionic, megjithëse edhe ato po marrin “trajtimin” e USB-C, kjo pasi që Bashkimi Evropian e shtyu Apple në mënyrë efektive të heqë portin Lighting.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit