Nga bota e telefonave celularë dhe laptopëve, “Apple” po planifikon të shkojë te makinat.
Kompania gjigande e teknologjisë, shkruajnë mediat e huaja, ka nisur të investojë në krijimin e një makine që prej vitit 2014. Edhe pse ende nuk ka diçka zyrtare, aludohet se makina mund të quhet ‘iCar’ dhe sigurisht të gjitha veçoritë e iOs të Apple do të aplikohen brenda saj.
Would you buy an Apple iCar? pic.twitter.com/QlLq0N6SpB
— Chaos (@Chaosxsilencer) August 2, 2022
Mësohet po ashtu se makina që do të prodhojë Apple është elektrike dhe me shumë mundësi do të zhgënjejë të gjithë ata që e duan shpejtësinë. Por “iCar” do të mund të ndizet edhe nëpërmjet Iphone-it tuaj, madje ajo do të marrë udhëzime të tjera nga telefoni përshembull për muzikën apo komanda të tjera.
Për sa i përket dizajnit, makina pritet të duket si një ‘Tesla’ dhe sigurisht çmimi i saj mendohet se do të jetë i lartë. “Supercar Blondie” ka parashikuar se çmimi mund të jetë rreth 100 mijë dollarë.