Kompania Apple ka zgjidhur problemin e tastierës në laptopët e vet, të cilët për shkak të profilit të hollë përballeshin me papastërti dhe pluhur.
Ajo së fundi ka patentuar tastierën e cila është rezistuese ndaj pluhurit, madje e mbrojtur edhe nga depërtimi i ujit, transmeton Kp.
Tastiera e re është e hollë dhe ofron një kohë të shpejtë përgjigje në mes të tasteve./Kosova Post/