Apple Watch realizon edhe elektrokardiogramën!

Mos i humb

 

Apple Watch arriti të realizojë edhe elektrokardiogramën (EKG).

Ky funksion i ri i saj, i nisur në SHBA, është i disponueshëm në 19 vende europiane.

Për ta përdorur atë, përditësoni sistemin operativ të orës me versionin më të fundit, WatchOs 5.2.ECG në serinë Apple Watch 4 dhe ajo fillon të funksionojë duke mbajtur gishtin në kamerën e shikimit për 30 sekonda.

Rezultati nuk zëvendëson EKG-në e bërë nga mjeku me sistemet tradicionale, përkatësisht elektrokardiogramën me 12 plumçe që përdoret me gjashtë elektroda të vendosura mbi  gjoksin e pacientit, plus katër në gjymtyrë.

Megjithatë, kjo orë mund të tregojë nëse ka një ritëm normal nëpërmjet ritmit të tkurrjes së muskujve të zemrës ose nëse në vend të kësaj, nëse ka aritmi kardiake.

Përveç EKG, Apple Watch tani raporton anomalitë në rrahjet e zemrës.

Ora kontrollon rrahjen në sfond, herë pas here, dhe dërgon një njoftim në rast se zbulon një indeks të parregullt të rrahjeve të zemrës nga një vibracion arterial./ATSH-ANSA

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit