Arabi Saudite, arrestohet një person për sulm ndaj Rojës së Konsullatës franceze

Mos i humb

Autoritetet saudite njoftuan sot arrestimin e një personi i cili sulmoi me një “mjet të mprehtë” rojen e sigurisë në Konsullatën Franceze në Xheda.

Muhamed al-Ghamdi, zëdhënësi për media i policisë në Meka al-Mukarramah tha se Forca Speciale për Sigurinë Diplomatike arrestoi një person në të 40-at, njoftoi Agjencia zyrtare saudite e shtypit.

“Personi sulmoi me një objekt të mprehtë rojen e sigurisë në konsullatën franceze e cila rezultoi në dëmtim të lehtë të këtij të fundit dhe ai më pas u transferua në spital për trajtim”, shtoi Al-Ghamdi.

“Kundër sulmuesit do të merren masat ligjore”, shtoi ai pa zbuluar detaje të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit