Arabia Saudite heq ndalimin e ndarjes së grave dhe burrave në restorante

Mos i humb

Gratë nuk do të duhet më të ndahen nga burrat në restorante në Arabinë Saudite.

Njoftimi vjen nga ministria Saudite si reforma e fundit për të lehtësuar rregullat e rrepta sociale që kanë qenë në fuqi në të gjithë mbretërinë për dekada të tëra.

Deri më tani, gratë në Arabinë Saudite u kërkohej të përdorin hyrje të  veçanta që të mos dukeshin nga burrat beqarë.

Kjo është pjesë e asaj që vendi konservator musliman e ka parë tradicionalisht si një kërkesë në përputhje me fenë, megjithëse vendet e tjera me shumicë myslimane nuk kanë kufizime të ngjashme.

Për dekada të tëra, është e ndaluar rreptësisht që burrat dhe gratë e palidhur të përzihen në publik. Gratë gjithashtu duhet të kërkojnë leje nga kujdestari i tyre ligjor – zakonisht një anëtar mashkull i familjes ose burri – për vendime të rëndësishme të jetës.

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman është përpjekur t’i qetësojë këto rregulla duke porositur një sërë reformash dhe duke zvogëluar fuqitë e policisë fetare të mbretërisë.

Në vitin 2017, grave u lejohej hyrja në stadiume sportive në seksione të përcaktuara familjare, ndërsa një vit më vonë iu dha edhe e drejta e makinës.

Në muajin gusht u hoq një ndalesë e mëtejshme për të lejuar gratë të aplikonin për një pasaportë dhe të udhëtonin pa marrë më parë lejen e kujdestarit të tyre mashkull.

Pavarësisht se rregullat janë relaksuar në një numër institucionesh, ndarja gjinore mbetet akoma prezente.

Gratë dhe burrat vazhdojnë ende të mbahen të ndarë edhe nëpër dasma.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit