Arabia Saudite lejon gratë të ngasin motoçikletë dhe kamion

Mos i humb

Arabia Saudite njoftoi sot se gratë e këtij shteti do të lejohen të ngasin motoçikletë dhe kamion.

Departamenti i Përgjithshëm për Trafik (DPT) i Arabisë Saudite, në një njoftim thotë se gratë do të lejohen të ngasin kamion, nëse paraprakisht plotësojnë kushtet e nevojshme. Gratë saudite do të lejohen të ngasin edhe motoçikletë thotë DPT, për të shtuar se nuk do të ketë një diskriminim të llojit me targa speciale ose numra special në targat e makinave të cilat do të drejtohen nga gratë.

Në shtator të këtij viti, mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdul Aziz al-Saud, lëshoi një dekret me të cilin lejoi gratë të pajisen me patentë shoferi, megjithatë ky dekret do të fillojë të zbatohet në qershor të vitit 2018.

Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë, ku gratë nuk lejohen të marrin patentë shoferi./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit