Arbana Xharra shkon në polici

Mos i humb

Arbana Xharra, këshilltarja e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka dhënë deklaratë në polici, dhe ka kërkuar nga ta që të merren me pretendimet e deputetit të VV-së, Fisnik Ismaili, që tha se Xharrën e ka rrahur burri i saj, Andin Lokaj.

Xharra përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ka dhënë deklaratë në Polici, në Departamenin për Krime të Rënda, ku ka kërkuar që ta trajtojnë rastin e sulmi ndaj saj dhe po ashtu që Fisnik Ismaili të sjell fakte për akuzat që ia ka bërë.

Xharra ka thënë se rastin do ta ndjek deri në fund.

“Miq, po më vjen keq që po më duhet të merrem me nivelin kaq të ulët të debatit të nxitur nga një, fatkeqësisht, deputet. Unë e kam të pamundur t’i shes moral e ti jap keshilla dikujt që i ka takuar e i takon një subjekti që s’kanë lënë gjë pa i bërë njëri-tjetrit, por të pakten ia jap mundësitë që për ato cka flet për mua ti faktoi në polici. Andaj, sapo e dhash një deklaratë në polici, departamenti i krimeve të rënda, të cilët e kanë trajtuar rastin e sulmit ndaj meje, nga të cilët kërkova që të kërkojnë fakte nga, fatkeqesisht, deputeti Fisnik Ismaili për akuzën publike që e bëri, se burri im Andin Lokaj me paska rrahur. Ismaili është i obliguar me ligj të jap fakte për këto akuza, sikurse edhe polica ta zbardhë atë. Me gjakftohësi, do të ndjeki rrugët ligjore deri në fund. Ndërkohë që po përgatitet padia për shpifje ndaj deputetit të Vetëvendosjës”, ka shkruar ajo në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit