Arben Kraja mori sot zyrtarisht detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, (SPAK).
Kraja u prezantua nga kreu i KLP, Gent Ibrahimi, ndërsa e pranishme ishte edhe Donika Prelsa, e cila dorëzoi detyrën si drejtuesja e Krimeve të Rënda.
Ndërsa, Kraja nuk foli gjatë, por e dha shumë shkurt mesazhin e tij, duke theksuar se tashmë është koka për punë dhe jo për llafe.
“Kemi shumë punë për të bërë, falënderon KLP të gjithë anëtarët për procesin transparent.
Unë thashë edhe dje i falenderoj edhe ata që votuan për mua edhe ata që votuan për kandidatët e tjerë. Bashkë me Dumanin dhe Kondilin do bëjmë një skuadër të fortë. Tani koha është për punë, jo për llafe”, u shpreh ai.
Kraja nga sot dhe për tre vitet në vazhdim do të drejtojë strukturën që heton politikanët dhe krimin e organizuar .