Arifi: Dialogu Kosovë-Serbi shpresoj të rifillojë në fund të shkurtit

Mos i humb

U bënë pothuajse dy javë që pala serbe ndërpreu dialogun me Kosovën, e kjo për shkak të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç.

Mirëpo, kreu i delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se dialogu pritet të rifilloj shumë shpejt.

Sipas tij, ka mundësi që nga fundi i muajit shkurt do të shënojë kohën e fillimit të negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Datë të saktë nuk ka mirëpo shpresoj që në fund të muajit shkurt do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi”, tregoi Arifi për Telegrafin.

Ndryshe, dialogu ka qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.

Ndërkaq, zbatimi i marrëveshjeve dhe obligimeve nga ky dialog, Kosovës dhe Serbisë, u është vënë si kusht në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit