Arma turke me lazer kalon testet e pranimit

Mos i humb

Stamboll

Arma turke me lazer ARMOL, i dizajnuar dhe zhvilluar nga Këshilli i Hulumtimit Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë (TUBITAK), ka përfunduar me sukses testet e pranimit.

“Arma kombëtare me lazer ARMOL ka kaluar me sukses testet e pranimit dhe është kualifikuar për të hyrë në inventarin e Forcave të Armatosura Turke”, tha Mustafa Varank në Twitter, ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë.

ARMOL u zhvillua në TUBITAK, agjencinë kombëtare që luan një rol kyç në krijimin e një kulture shkencore dhe teknologjike në Turqi, duke përfunduar me sukses testet e pranimit.

Arma 1.25 kilovatësh me lazer mund të dëmtojë një pllakë tre milimetërshe prej çeliku në një largësi prej 500 metrash.

Sistemi lazer prej 400 kilogramësh, për të cilin studimet filluan në korrik të vitit 2018, është planifikuar të jetë i integruar në avion.

TUBITAK po ashtu kryen projekte të tjera të sistemit të armëve me lazer, të tilla si armë me lazer 20 kilovatëshe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit