“Armëpushimi në Libi do të parandalojë gjakderdhjen”

Mos i humb

Kreu i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), Fayez al-Sarraj, tha se qeveria e tij ka pranuar marrëveshjen e armëpushimit me puçistin ushtarak libian, Khalifa Haftar, për të parandaluar gjakderdhjen në vend.

“Ne nuk do t’i injorojmë sakrificat e djemve dhe dëshmorëve tanë ose ëndrrën tonë për një shtet civil”, tha al-Sarraj në një intervistë për kanalin privat Alahrar TV.

“Pranimi i armëpushimit nga ana jonë vjen nga një pozicion i forcës për të ruajtur kohezionin kombëtar dhe shoqëror”, tha ai.

Al-Sarraj tha se megjithatë forcat qeveritare janë të gatshme “për të vazhduar operacionet ushtarake në rast të shkeljes së armëpushimit”.

Armëpushimi i thirrur nga Turqia dhe Rusia hyri në fuqi të dielën ndërsa marrëveshja u festua me fishekzjarre në Tripoli.

Në muajin prill, Haftar filloi një fushatë ushtarake për të pushtuar Tripolin nga GNA.

Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 1 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i operacionit dhe më shumë se 5 mijë janë plagosur.

Që nga rrëzimi i ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri, një në lindje të Libisë e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën është i lidhur edhe gjenerali Haftar, ndërsa një tjetër në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare të OKB-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit