Arra e detit, krijesa e pavdekshme

Mos i humb

Zbulohet një krijesë e pavdekshme. Njihet si “Arra e detit” ose Mnemiopsis Leidyi, një gjallesë detare e ngjashme me kandilët dhe që është në gjendje të kthejë prapa orën biologjike nga adulte në stadin e larvës.

Është ndër krijesat më antike në botë, mendohet se është shfaqur rreth 700 mln vite më parë dhe si e tillë ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes për studime të thelluara të komunitetit shkencor.

Zbuimi i pavdekshmërisë është zbuluar rastësisht nga një kërkues që studionte këto për shkak të lashtësisë së tyre.
Nga akuariumi i tij një ditë ishte zhdukur një arrë deti adulte, por ndërkohë ishte një larvë më tepër.
Më pas ai ka marrë 65 nga këto kafshë, i ka dëmtuar dhe futur në kushte stresi dhe mungesë ushqimi dhe ka zbuluar se kanë nisur të ndryshojnë formë e si kundërpërgjigje janë rinuar.

13 prej ekzemplarëve janë kthyer në larva duke ndryshuar edhe ushqimin. 52 të tjera janë kthyer në mosha dhe stade të ndërmjetme, gjithnjë duke arritur moshë më të re.

Studimi i publikuar në revistën ndërkombëtare PNAS, do të vijojë më tej për të kuptuar mekanizmat molekularë pas kësaj mrekullie dhe çfarë ndodh në rrjetin neural gjatë procesit të rinimit.

Ky është organizmi i dytë në botë që nuk ‘respekton’ mekanizmat natyrale të plakjes, humbjes së funksioneve dhe vdekjes. Trupin e saj e rinon edhe një tjetër kafshë detare, e njohur si medusa e pavdekshme.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit