Arratiset Moisi Habilaj në Itali! Policia shkoi për t’a rikthyer në burg, nuk u gjet në banesë

Mos i humb

Moisi Habilaj është arratisur në Itali pasi Policia shkoi për t’a rikthyer në burg pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias.

Prej majit të vitit të kaluar Habilaj ishte në arrest shtëpie, por në dhjetor 2020 Apeli i Katanias konfirmoi dënimin e Shkallës së Parë me 15 vite e 5 muaj dhe 5 ditë burg.

Grupi kriminal në të cilin bënte pjesë Habilaj operonte mes Shqipërisë e Siçilisë, për trafik kryesisht droge por edhe armësh luftarake.

Në këtë çështje u implikua edhe ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri që është kushëri me Habilajt, por ndryshe nga ta Tahiri llogaritë e hapura i ka vetëm me drejtësinë shqiptare.

Si bazë e vëllezërve Habilaj, Moisi, Artan dhe Florian ishte pikërisht fshati Babicë në Vlorë, ku u kap një sasi e madhe droge prej 3.9 ton kanabis në vitin 2017.

Tashmë Moisi Habilaj rrjedhimisht duhet të shpallet në kërkim nga Italia dhe të vuajë vitet e dënimit me burg të caktuar nga Apeli i Katanias.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit