“Arrest shtëpie” për të atin/ Reagon Shkëlzen Berisha, mesazhi për Ramën

Mos i humb

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha në një reagim në rrjetet sociale ka komentuar vendimin e GJKKO-së për të atin.

Ai shprehet me ironi se vendimi i sotëm është një kartolinë e Ramës për Vitin e Ri.

“Kartolina e Rames për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës”, shprehet Shkëlzen Berisha.

Në vendin e GJKKO-së, e cila mban firmën e gjyqtares Irena Gjoka, theksohet se ndaj Berishës është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpi” për akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Sipas vendimit, Berisha nuk duhet të largohet nga banesa dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi me të.

Për ekzekutimin e vendimit ndaj Berishës ngarkohen prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Avokatët e Berishës kanë mundësi që brenda 5 ditëve të bëjnë ankimim në Gjykatën e Posaçme për vendimin e dhënë nga Gjoka.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit