Arrestimi i Florenc Çapjes, avokati: Me leje qëndrimi në Dubai, ka kërkuar azil politik

Mos i humb

Avokati i Florenc Çapjas, Neshat Fana ka bërë me dije se klienti i tij ka kërkuar azil politik në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fana ka konfirmuar lajmin e arrestimit të tij në Dubai.

“Florenc Çapja ka paraqitur arsye të besueshme se urdhërarresti për të është arbitrar. Florenc Çapja ka 12 vite që hetohet, nuk ka prova që e implikojnë në vrasje.

Shqipëria prej disa ditësh ka nisur procedurat e kërkesës për ekstradim.

Por Florenc Çapja ka leje qëndrimi në Dubai, ka kërkuar azil politik,”- u shpreh avokati i Florenc Çapjas.

Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit.

Ndërkohë që në burg për vrasjen e dyfishtë, në pritje të përfundimit të hetimeve, është xhaxhai i tij, Ardian Çapja, ndërsa për Florencin, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Ai raportohet se është prangosur më 27 maj, por lajmi u konfirmua për autoritetet shqiptare dy ditë më pas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit