Arrestimi i vëllait të Robert Agës, reagon ish-deputeti demokrat: Pse hesht ministri Lleshaj dhe policia e narko-shtetit?!

Mos i humb

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas arrestimit gjatë natës së mbrëmshme të Pajtim Agës, vëllait të kryepolicit të pezulluar tashmë të Dibrës Robert Aga.

Gjunkshi shprehet se bandat janë të lidhura me uniformën e shtetit, kurse shton se ministri Lleshaj hesht për të gjitha skandalet, e po ashtu hesht edhe Policia e Shtetit, të cilën e quan “polici të narko-shtetit”.

Postimi i ish-deputetit të PD Xhemal Gjunkshi:

Bandat të lidhura me uniformën e shtetit.

Nuk mjaftojnë denoncimet e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me suportin që persona me rekorde kriminale ushqejnë dhe mbajnë në Policinë e Shtetit, drejtues të cilët janë përfshirë në dosjen 184 ose siç njihet dosja e Dibrës.

Sipas Ministrit Lleshaj nuk janë prova përgjimet e bëra nga Prokuroria Shqiptare, nuk janë prova informacionet e siguruara nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare dhe ato të Agjencive të Huaja të Inteligjencës.

E dini pse është kjo heshtje nga Qeveria Rama, nga ushtarët e bindur të tij? Sepse janë pikërisht lidhjet e forta të krimit, grupeve të strukturuara kriminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend.

Drejtuesit e Policisë së Shtetit , Ministri Lleshaj janë të pafuqishem për të luftuar krimin, rrjetet e strukturuara kriminale. Nuk ka asnjë shpjegim që ish Shefi i Komisaritit Dibër, Robert Aga i përfshirë në Dosjen 184, në vjedhjen e votave në Dibër, në kundërshtim me ligjin vazhdon të qëndrojë në radhët e Policisë.

Ligjin e bën i forti. Janë këto të fortë që ecin si Padrino, jo vetëm në Diber por kudo. Ka kaluar shumë kohë që Edi Rama hesht, që Ministri Lleshaj megjithë informacionin e mjaftueshem që ka në lidhje me inkriminimin e drejtuesve të Policisë, vazhdon ti mbajë në rradhët e policisë këta drejtues, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të mbjelljes dhe trfikimit të lëndëve narkotike.

Vëllaji i tij Pajtim Aga, i ndaluar në vitin 2016 në Lezhë, për përfshirje trafik kokaine, mbrëmë kapet dhe ndalohet në flagrancë në grupin e tregtimit të lendëve narkotike në formë çokollate.

Asnje reagim nga Ministri Lleshaj!!!

Asnje reagim nga Narko-Policia!!!

Kjo është Policia e këtij Narko – Shteti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit