Arrestohen 4 persona për vrasjen e gazetares Lyra McKee në Irlandën e Veriut

Mos i humb

Londër

Policia e Irlandës së Veriut ka bërë të ditur se katër persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e gazetares Lyra McKee vitin e kaluar, (AA).

Personat e arrestuar të moshës 20, 27, 29 dhe 52 vjeç u arrestuan në Londonderry dhe u dërguan në Belfast për t’u marrë në pyetje.

IRA e Re, një grup paramilitar republikan irlandez disident që synon të krijojë një Irlandë të bashkuar, mori përsipër përgjegjësinë për vrasjen “aksidentale” të gazetares McKee, e cila u qëllua për vdekje më 18 prill të vitit 2019.

“Mirëpres zhvillimet e sotme në hetimin e vrasjes së gazetares Lyra McKee. Detektivët po punojnë shumë në zbatimin e drejtësisë. Kushdo që ka informacion duhet të paraqitet në polici”, shkroi në Twitter Simon Byrne, shefi i shërbimit të policisë së Irlandës së Veriut.

Në kohën e vrasjes, tensionet në Irlandën e Veriut ishin të larta për shkak të paqartësive të Brexit-it dhe mungesës së qeverisë së devoluar që nga rënia e saj në janar të vitit 2017.

Pasojat e “epokës së problemeve”

Për një auto-bombë, që shënjestroi një gjykatë në Londonderry në janar të vitit 2019, nga policia lokale u fajësua Ira e Re e vetëdeklaruar si Ushtria Republikane Irlandeze.

Një komplot për të hedhur në erë një traget në ditën e Brexit-it, më 31 janar të këtij viti, u pengua nga policia lokale pasi u ngritën dyshime me mesazhet në mediat sociale.

Kufiri midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës ishte një nga çështjet më të vështira në bisedimet e Brexit-it midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian (BE).

Marrëveshja e arritur e Brexit-it dhe rafitikimi tani përafron Irlandën e Veriut me BE-në, duke mënjanuar pikat e kontrollit kufitar për momentin.

Irlanda e Veriut votoi të qëndrojë në BE-në në referendumin e vitit 2016 dhe ekziston frika se mund të shkaktohet armiqësi në rajon.

Problemet, një epokë konfliti midis qeverisë britanike dhe paramilitarëve pro-britanikë në njërën anë dhe në anën tjetër republikanët irlandezë dhe nacionalistët, përfunduan në vitin 1998 pasi Marrëveshja e Belfastit u dha fund dekadave të luftës së armatosur në rajonin e ndarë të Irlandës së Veriut nga Mbretëria e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda e Veriut më 10 prill të vitit 1998 nënshkruan marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe tetë parti politike në Irlandën e Veriut.

Marrëveshja, e quajtur si “Marrëveshja e së Premtes së Mirë”, kryesisht shënoi fundin e dhunës së “epokës së problemeve”, në të cilën rreth 3.500 persona humbën jetën.

Megjithatë, grupet e pas ndarjes së grupit IRA janë akoma aktive në rajonin e Mbretërisë së Bashkuar.

Londonderry, ku u vra McKee, ishte një nga vendet që pa përleshjet më të ashpra gjatë “epokës së problemeve” dhe skenën e incidentit të së “dielës së përgjashme” të vitit 1972, gjatë së cilës ushtarët parashutistë britanikë vranë 14 protestues të lëvizjes për të drejtat civile.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit