Arrestohen 75 persona të organizatës mafioze në Zvicër dhe Itali

Mos i humb

Si pjesë e një aksioni në shkallë të gjerë nga autoritetet zvicerane dhe ato italiane kundër organizatës mafioze kalabriane ‘Ndrangheta, 75 persona janë arrestuar.

Ata akuzohen për trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera.

Po ashtu janë konfiskuar mallra me vlerë 169 milionë euro, siç raportoi agjencia e lajmeve Ansa.

Sipas informacionit, të arrestuarit u përkasin familjeve kalabriote, për të cilat thuhet se janë aktive në fushën e krimit të organizuar. Ata vijnë nga zona e Lamezia Terme dhe krahina e Vibo Valentia.

Aksioni u krye nga Policia federale, policia financiare në Catanzaro dhe shërbimi hetimor për krimin e organizuar në Romë, ku morën pjesë 700 zyrtarë policorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit