Arrestohen dy mjekët në Fier pasi u kapën duke marrë rryshfet

Mos i humb

Më datë 25 Maj 2021, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi materialin audio të qytetarit Ardit Klima që u dhunua nga mjekët brenda ambienteve të Spitalit të Fierit.

Kolegët e mjekëve që ushtruan dhunë ndaj qytetarit, protestuan duke e quajtur materialin të manipuluar, edhe pse gjithçka që u transmetua ishte realiteti siç kishte ndodhur.

Një tjetër rast ka mbërritur në emisionin investigati ‘STOP’ ku dy mjekë shfaqen duke marrë rryshfet vetëm për një konsultë për dhimbjen e kokës.

Pas publikimit të videove të mbrëmshme, ditën e sotme është bërë arrestimi i dy mjekëve që shfaqen në pamjet e videos, përkatësisht Agim Sula 54 vjeç dhe Eduart Shyti 47 vjeç, ndërkohë që është pezulluar nga detyra edhe mjekja Laureta Hoxha.

Njoftimi i Plotë

Pas videos së publikuar në emisionin investigativ “Stop” në mbrëmjen e datës 03 Qershor 2021, të dy rasteve korruptive të kryer nga dy mjek në Spitalin Rajonal Fier, Strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Task Forcën e Prokurorisë Fier, morën masa të menjëhershme policore e procedurale me qëllim, identifikimin dhe shoqërimin e tyre si edhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë korruptive të dy mjekëve.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve Agim Sula, 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek psikiatër pranë Spitalit Rajonal Fier dhe Eduart Shyti, 47 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë mjek ORL pranë Spitalit Rajonal Fier.

Këta shtetas, në data të ndryshme gjatë ushtrimit të funksionit ju kanë marrë një sasi lekësh qytetarëve të ndryshëm që shkonin për vizita mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit