Arrestohen dy persona në kufi, njëri ishte në kërkim

Mos i humb

Policia e Shtetit njoftoi sot se në 24 orët e fundit gjatë kontrolleve në kufi u ndaluan 2 shtetas, një i shpallur në kërkim dhe një tjetër me dokumente të falsifikuara.

Policia njofton se, “departamenti i Policisë Kufitare ka intensifikuar punën për të menaxhuar fluksin e lëvizjes dhe për të parandaluar krimet në kufi dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve të detajuara në hyrje dhe dalje të vendit, të mbështetura nga analizat e riskut dhe inteligjenca policore, janë arrestuar dy persona”.

“Në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit, në dalje, u ndalua shtetasi K. N. (M.), 35 vjeç. Pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve me strukturat homologe të Interpolit, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me masë sigurie “Arrest në burg” nga autoritetet spanjolle për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e një organizate kriminale. Vijon bashkëpunimi për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi.

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, në dalje, u arrestua në flagrancë shtetasi turk Y. A., 47 vjeç, pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi për në Francë, të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, përfundon njoftimi i Policisë.

Materialet procedurale janë referuar prokurorive të Shkodrës dhe Durrësit për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit