Arrestohet drejtori i sigurisë në Portin e Shëngjinit, Berisha: Mbahet sekret nga policia, mik i Edvinit dhe Pirinit

Mos i humb

Agostin Gjini, ish-zyrtar i Komunës së Shëngjinit është arrestuar ditën e djeshme nga krimin ekonomik. Arrestimi i tij erdhi pas gjashtë muajsh hetime nga ana e autoriteteve. Ai mbante detyrën shef i sigurimit në portin e Shëngjinit.

Dyshohet se Gjini, gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i sektorit të arkivit dhe protokollit në ish-komunën e Shëngjinit, ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdet. Lajmi u bë i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook. Berisha shkruan se policia po e mban sekret arrestimin e tij pasi është mik i Ramës dhe Pjerin Ndreut.

Postimi i plotë i Berishës:

Arrestohet ne flagrance miku i Edvinit dhe Pirinit, Agostin Gjini. Policia mban sekret arrestimin. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb. Pershendetje Z. Berisha ! Eshte arrestuar dje ne ora 3 mazdite ne lezhe Drejtori siguris Portit te Shengjinit nga Krimi ekonomik per shperdorim detyre dhe asgje seshte bere publike per te nga mediat . Mos ndikon kjo direkt per arsye fushate ? Mos prishje figures itelektuale te drejtorave te Rilindjes ?! Postoje ju lutem quhet Agustin Gjini lart ke dhe profilin e tij qe ta kam derguar . Eshte mik i ngusht i Edvinit dhe Pirinit !

Ndërkohë policia bën të ditur se është shpallur në kërkim edhe përfituesi i tokës, shtetasi S.U.

NJOFTIMI:

“Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për vepren penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’.Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit