Arrestohet Mazlum Dag dhe 3 terroristët tjerë që kryen sulmin në Erbil

Mos i humb

Autoritetet e Administratës Rajonale Kurde (ARK) në veri të Irakut konfirmuan arrestimin e terroristit Mazlum Dag, organizatorit të sulmit në restorantin në qytetin irakian të Erbilit, ku u vra diplomati turk.

Përveç Dag janë arrestuar edhe 3 terroristët tjerë që morën pjesë në sulm.

Policia në Erbil bën të ditur se forcat e sigurisë kanë gjetur dhe kanë arrestuar Mazlum Dag, terroristin, identiteti i të cilit u publikua dy ditë më parë në lidhje me sulmin në restorantin në Erbil, i cili ndodhi katër ditë më parë.

Përveç Dag, janë arrestuar dhe 3 persona lidhur me sulmin, por nuk u publikua asnjë informacion më i detajuar.

Të enjten, një ditë pas sulmit, policia në Erbil publikoi identitetin dhe fotografinë e Dag, ku tregohet edhe ditëlindja e tij më 1992 në Diyarbakir.

Në sulmin e armatosur të mërkurën në një restorant në Erbil të Irakut, mbeti i vrarë një diplomat i Konsullatës së Republikës së Turqisë dhe dy qytetarë irakianë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit