Arrestohet në Tiranë anëtari i një organizate kriminale në Itali

Mos i humb

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar një 38-vjeçar, me inicialet A.F, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane, pasi akuzohet si pjesë e një organizate kriminale.

Policia e Tiranës njofton se ka finalizuar operacionin “Wanted 3”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në rrugën “Xhorxh Bush”, shtetasin A. F., 38 vjeç, i cili u arrestua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit