Arrestohet një person në Lushnjë, dhunoi dhe bëri për spital kunatën e tij

Mos i humb

Një person ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi akuzohet për dhunë.

Sipas burimeve zyrtare M.H ka dhunuar me sende të forta kunatën e tij e cila ndodhet në spital. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e autorit.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnjë, pasi në banesën e tij, ka dhunuar fizikisht për motive të dobëta, me sende të forta, kunatën e tij, shtetasen J. H., 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit